Parashikimi i motit, 22 prill 2023

Ditën e shtunë territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje lokalisht mesatare në qarkun Shkodër, ndërsa reshje të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 18 °C,

në vendet e ulëta: 8 / 18 °C,

në vendet malore: 2 / 14 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.