Parashikimi i motit 17 Mars 2023

 

Ditën e premte të 17 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare pothuajse në të gjithë qarqet.

Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -3 deri në 8°C, në zona e ulëta 2 deri në 15°C, në zona bregdetare 6 deri në 15°C.