Parashikimi i motit 16 Mars 2023

Ditën e enjte të 16 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare pothuajse në të gjithë qarqet.

Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri në 8°C, në zona e ulëta 5 deri në 16°C, në zona bregdetare 9 deri në 15°C.