Dashi
Përgjatë këtij muaji, Dashi mundësitë si në fushën e punës ashtu dhe në atë të dashurisë do t’i ketë të mëdha. Dashi vë rregulla, është nismëtar, një gjë që e ka në mendje e bën, edhe pse e di që mund të mos ketë përfitime ai ‘rrezikon’. Do t’ju jepet mundësia për të zgjidhur problemet e së shkuarës, sidomos një problem ligjor. Ky muaj ka të bëjë me një ndikim shumë të madh në fushën e biznesit. Në anën ekonomike, në fushën e punës dhe karrierës është një moment shumë perfekt, çdo gjë shkon mbarë, çdo gjë zgjidhet. Fokusi më i madh i Dashit është karriera, pasi ajo i fal kënaqësi. Java e parë dhe e tretë e muajit do të jenë shumë intensive, mos lini asnjë moment pa vepruar, pasi është koha më e mirë, më ideale e qenë ndonjëherë në fushën e karrierës. Keni mundësi stabilizimi aty ku ju dëshironi të jeni si dhe për të bërë ndryshime shumë favorite. Përgatituni për një sukses të madh ekonomik. Në fushën e dashurisë një lidhje me probleme, apo një lidhje e përfunduar në ndarje mund të ketë një rikthim pas. Ky muaj do të jetë i begatë në fushën shpirtërore.
Demi
Demi ka një intuitë të zhvilluar në lidhje me karakterin e tij, në lidhje me punën, por ka një të mirë edhe nëse nuk e realizon dot një punë do të gjejë një mënyrë që përsëri t’ia dalë mbanë. Lum ata që kanë Dem në punë dhe mjerë ata që nuk e kuptojnë kapacitetin e Demit. Demi është i matur me fjalët, është vështirë të debatosh me një Dem nëse nuk ke një argument të fortë. Ndikimi planetar përgjatë këtij muaji do të sjellë ndryshime pozitive dhe shumë fat, sidomos ata që jetojnë në Europë, mund të bëhet fjalë për zgjidhje çështjesh dokumentacioni apo zhvillim në fushën e punës dhe në atë ekonomike. Vetëm në një gjë duhet të ketë kujdes Demi përgjatë këtij muaji, të anashkalojë kreditimet, nuk është momenti i duhur në lidhje me këtë aspekt. Vëmendje 10-të ditëshi i dytë me ekonominë. Në fushën e dashurisë nuk ka vend për shqetësime.
Binjakët
Ky muaj për Binjakët është muaji i mundësive të mëdha, ndaj duhet të tregohen këmbëngulës dhe insistues në gjërat që duan të arrijnë dhe mos të dorëzohen. Binjakët si një shenjë ajri ecin shumë me energjinë dhe shpesh duan t’i marrin gjërat në moment, por duhet të bëjnë pak durim. Suksesi është shumë afër për Binjakët, është një periudhë tepër pozitive në fushën e punës dhe karrierës. Ndikimi planetar do të bëjë që me zgjuarsi dhe maturi të arrini majat. Në lidhje me çështje dokumentacioni me jashtë është një moment favorit për bisedime dhe zgjidhje problemesh. 15 ditëshi i parë i këtij muaji është shumë i rëndësishëm si në marrje vendimesh ashtu dhe në stabilizimin ekonomiko-financiar. Në çështjet shpirtërore një problem që keni patur me Ujor duket se e zgjidhni.
Gaforrja
Sado që të tretët mund të flasin për ju dhe mund të jenë kundra, mos u shqetësoni pasi ka ardhur koha që gjithçka të stabilizohet në jetën tuaj. Jeni në një periudhë ku korrektësia do të mbizotërojë dhe do të sjellë marrëdhënie të mira ndërpersonale, stabilizim në punë dhe ekonomi. Do të jetë një muaj plot takime ky për ju, të cilat do t’ju japin mundësi për ndryshime. Është kohë ideale dhe perfekte për të arritur qëllimet tuaja. Koha më e përshtatshme për nisma të reja është në 10-të ditëshin e dytë dhe të tretë, ka diçka shumë të madhe në stabilizimin e punës tuaj dhe të karrierës. Në çështjet shpirtërore duhet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhënie, pasi ju vendosni barriera dhe mburoja. Mos lejoni askënd të prishë ekuilibrin tuaj familjar, e cila për Gaforren është më e rëndësishmja.
Luani
Një muaj me nisma të reja dhe me një sukses të garantuar. Edhe pse Luanët nuk janë karrieristë suksesi i tyre në këtë fushë do të jetë i dukshëm, kjo falë punës së tyre dhe nismave të reja që do ndërmarrin. Luanët në punën e tyre janë universalë, pasi edhe nëse nuk dinë t’a bëjnë mirë një punë ata kanë intuitën dhe mprehtësinë për të mësuar shpejt. Luanët nuk flasin shumë, por dëgjojnë dhe përpunojnë. Ndaj këtë muaj, vendosni piketat aty ku doni të arrini në synimet tuaja dhe ecni vetëm përpara, pasi suksesin për të shkuar në finish e keni të garantuar. Çdo pengesë do t’a kaloni duke arritur në zgjidhje të çështjeve. Një kontratë e prishur me humbje parash e disa kohëve më parë duket se do të marrë një kthesë tjetër pozitive. Është momenti dhe koha e duhur për të zgjidhur çdo konflikt që mund të keni patur. Në çështjet shpirtërore jeni në një moment të mirë sentimental, fundi i muajit do të jetë perfekt në këtë drejtim.
Virgjëresha
Shenja më stabilizuese dhe konkuruese në role drejtuese. Do të flitet shumë për Virgjëreshat këtë muaj sepse janë rrëzuar disa herë dhe kanë mësuar nga këto rrëzime. Virgjëreshat shkëlqejnë në punën e tyre, do të jetë një muaj i mbushur me takime dhe udhëtime pune. Do të keni rritje në detyrë kjo falë aftësive tuaja profesionale. Do të keni një përfitim nga diçka e papritur gjatë kësaj kohe. Stabilizimi ekonomik është shumë i mbarë, gjithçka është në dorën tuaj, pasi Virgjëreshat janë nga ato shenja që nëse marrin diçka përsipër e çojnë deri në fund me sukses. Keni mundësi për të zgjidhur çdo pengesë në rrugën tuaj kjo falë aftësive tuaja, por dhe ndikimit planetar. Për ata që dëshirojnë dhe kanë në plan për të lëvizur nga një shtet në tjetrin është një moment shumë i mirë për t’a bërë këtë hap.
Peshorja
Shenja e lumturisë dhe familjes. Peshoret kanë një mundësi tani duke qenë nën ndikimin e guvernatorit të tyre Afërditës, që të stabilizojnë anën e tyre shpirtërore. Keni pasur probleme, dallgë të mëdha, stuhira të cilat i keni kaluar me sukses dhe tani duket se problemet i takojnë veç të shkuarës. Ka ardhur koha për të stabilizuar fushën e dashurisë dhe familjes. Në fushën e karrierës edhe pse mund të keni patur disa debate pune, mos u shqetësoni pasi jeni futur në një muaj shumë pozitiv për shenjën tuaj ku çdo gjë do të sheshohet dhe do të zgjidhet në më të mirën e mundshme. Për ata që janë në diasporë, si në Europë ashtu dhe në Amerikë, kanë mundësi të mira për të mbyllur çështje dokumentacionesh. Kjo periudhë është mjaft e përshtatshme për marrje vendimesh të mëdha.
Akrepi
Do të jetë një muaj i qetë për Akrepët, të cilët do të kenë mundësi për të shfaqur anën e tyre altruiste. Akrepët ndihmojnë të tjerët pa rënë në sy dhe pa e përmendur këtë gjë. Kemi eklipse përgjatë këtij muaji, kemi Hënë të plotë me ndikime të forta planetare tek Akrepët. Duhet të jeni të kujdesshëm vetëm në anashkalimin e thashethemeve apo gjërave që mund të dëgjoni si komente për ju, mos ia vini veshin dhe ecni të qetë në rrugën tuaj, pasi vetëm kështu do të përfitoni. 10-të ditëshi i parë dhe i tretë është më favorit në fushën ekonomike financiare, ku duket se do të ketë bollëk të ardhurash. Do të zgjidhni disa probleme të vogla të së shkuarës. Në çështjet shpirtërore jeni pak fajtorë pasi e keni lënë pas dore duke qenë më shumë të fokusuar në punën dhe ekonominë.
Shigjetari
Janë fajtorë në dashuri Shigjetarët, pasi e kanë lënë shumë pas dore. Shigjetarët rendin pas punës, pas ekonomisë, duan t’i mbarojnë gjërat sa më shpejt mundësisht brenda ditës dhe harrojnë që ka dhe jetë tjetër përtej punës. Ky muaj për Shigjetarët është muaji i ndikimeve të mëdha në fushën e punës, karrierës dhe ekonomisë. Vëmendje ndaj detajeve, pasi ato shpesh bëjnë diferencën nesër dhe kanë forcën e ndryshimit të situatave. Duke qenë se në punë dhe ekonomi do të ecni në ujëra të qeta dhe të sigurta është momenti ideal për t’u fokusuar në fushën e dashurisë. Përkushtojuni lidhjes tuaj apo një njohje të re pasi është momenti i duhur, nuk keni kohë për të humbur pasi e nesërmja mund të jetë shumë vonë. Për ata që janë jashtë është një moment shumë i mirë në zgjidhjen e dokumentacioneve. 15 ditëshi i parë i muajit është më ideali.
Bricjapi
Bricjapët kanë mundësira të mëdha në fushën e punës dhe në role drejtuese. Do të kenë një rritje në detyrë në 15 ditëshin e parë të këtij muaji. Për sipërmarrësit dhe për ata që merren me tregti është koha më e mirë për investime, është koha më ideale në fushën e biznesit. Keni vuajtur shumë ju të kësaj shenje, nga shtatori i 2022 deri në fund të prillit të 2023 keni pasur mjaft dallgë të fuqishme dhe duket se ka ardhur momenti që këto dallgë të qetësohen. Stabilizim ekonomik si në punën tuaj aktuale ashtu dhe në një punë të re që mund të nisni. Me maturi dhe korrektësi keni mundësi për të zgjidhur çdo problem, qoftë i vogël apo i madh.
Ujori
Ujori nuk flet shumë, Ujori kërkon, kërkon atë që i takon. Të tjerët mund të jenë pak neglizhentë duke menduar se Ujori është i duruar dhe pret dhe e dinë që Ujori nuk flet, pasi është një nga shenjat me më shumë sedër dhe kulturë. Por, ka ardhur momenti që Ujori t’a ngrejë zërin. I është bërë një padrejtësi Ujorit, kjo ka të bëjë me çështje dokumentacioni, kontrate, çështje prone, etj. Ka ardhur koha që drejtësia të shkojë në vend për Ujorin. Do të kemi përgjatë këtij muaji plotësim të dëshirave, plotësim të gjërave të mëdha që do të keni në fushën e punës dhe pasurisë. Ky muaj do të jetë shumë i rëndësishëm dhe i begatë për ju, pasi do të zgjidhni çdo problem apo vështirësi edhe pse mund të ketë disa pengesa të vogla që do t’i kaloni me sukses. Çështjet ekonomike financiare kanë stabilizimin e tyre, kanë mundësinë për rritje dhe ndryshime pozitive. Do të ishtë mirë, kjo vlen për të 12 shenjat, që të nisin që tani një bisedë, një takim, apo një projekt, pasi ndikimi i këtij muaji ka vlerë për muajin Shtator e më pas. Në fushën shpirtërore çdo gjë është e arritshme dhe jo problematike.
Peshqit
Shenja e surprizave ekonomike dhe dashurive të reja. Peshqit përgjatë këtij muaji mund të kenë surprizë ekonomike që lidhet me ecurinë e punës si në ngritje në detyrë ashtu dhe në fitim biznesi për ata që janë sipërmarrës. Do të keni mundësinë të ndiqni instiktin tuaj i cili nuk gabon, është një moment tani perfekt në fushën ekonomike për Peshqit. Për ata që jetojnë në diasporë, ndikimi planetar është shumë favorizues si në fushën e dokumentacionit ashtu dhe në atë të dashurisë. Është shumë e rëndësishme marrja e vendimeve në kohën e duhur që të realizoni gjëra të mëdha. Është pikërisht kjo kohë kur ju jepen mundësi të arta. Në çështjet shpirtërore duhet të bëni pak kujdes, mos u merrni me gjëra të së shkuarës dhe mos lejoni që të tretët të ndërhyjnë në lidhjen tuaj.