Parandalohet një ngjarje kriminale në familje në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 29-vjeçar ka kërcënuar të vrasë babanë e tij 61-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.
Mësohet se i riu e ka dhunuar babanë dhe e ka plagosur me sende të forta dhe thikë. Ai e ka kërcënuar se do e vriste, por fal ndërhyrjes së policisë sherri mes babë e bir nuk përfundoi në tragjedi.
“Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babanë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë. Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë”, njofton policia.
Ndërkohë që i riu është arrestuar.
Shkodër/Parandalohet një ngjarje kriminale në familje.
Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babnë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.