Parandalohet krimi në Vlorë/ Një person me një mjet prerës tëntoi të godiste një kalimtar
- 22 August, 2024
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Vlorës u parandalua një ngjarje që mund të rezultonte e rëndë. Një person me një mjet të ftohtë prerës (thikë) tëntoi të godiste një kalimtar.
Ai u neutralizua nga efektivët e policisë së krimeve të rënda dhe të rendit duke e prangosur autorin dhe shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Nuk dihen ende shkaqet. Konflikti ka ndodhur në zonën e quajtur Sheshi Flamurit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ