Parandalohet krimi në Lezhë! I riu kapet me 2 mina, reagon Balla

Policia ka parandaluar ngjarje të rëndë kriminale që do të kryhej me mina me telekomandë.

Një 24-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi u kap me dy mina me telekomandë të fshehura në trup, të cilat mendohet se do ua shiste grupeve kriminale. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili ka përgëzuar policinë e shtetit për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!