Paralajmëruan rritjen e çmimit të bulmetit, reagon Autoriteti i Konkurrencës: Gjobë deri në 10 % të xhiros

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar në lidhje me informacionet për një rritje me 37 % të çmimeve të bulmeteve në vend. E gjitha nisi nga në një njoftim të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit.

AK njoftoi se ka ngritur një një grup pune për të parë situatën në terren dhe për të evidentuar shkeljet e ligjit.

Sipas AK-së, shkelësit e ligjit për “mbrojtjen e konkurrencës” dhe paralajmëron me gjobë deri në 10 % të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Reagimi i AK-së:

“Për monitorimin e tregut të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të qumështit”.

Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione të bëra publike në media mbi njoftimin e ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit, të cilat kanë lajmëruar pikat e shitjes me pakicë se, duke nisur nga data 15.02.2023, furnizimet e reja të bulmetit do të kenë çmime deri në 37% më të larta, vendosi ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e këtij tregu.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi.

Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të përpunimit të qumështit se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

 

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *