Paralajmërojnë metereologët! Ndryshime të papritura të klimës, priten Krishtlindje të ngrohta

Metereologët në Greqi kanë paralajmëruar se këto Krishtlindje, priten të “ngrohta”, por me stuhi shiu.

Sipas postimit të fundit të meteorologut Giorgos Tsatrafillias Krishtlindjet e këtij viti sipas sipas qendrës evropiane dhe asaj amerikane do të jenë të ngrohta.

Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 2 gradë mbi normalen, por do të ketë reshje shiu dhe bore, raportoi meteorologu i njohur.

Po ashtu, meteorologu grek Clearchos Marousakis ka folur për parashikimin e motit dhe ka paralajmëruar fenomene të rënda moti.