“Ndërtimet pa leje pas 2020 nuk legalizohen”, Rama i prerë: Shkelësit në listë të zezë! Qeveria nis reformën në territor
Reformë e re në territor me qëllim ndalimin e ndërtimeve abuzive, zaptimeve të hapësirave publike dhe rregullimin e hapësirave të përbashkëta.
Kjo është ajo që Kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjatë një takimi të zhvilluar me deputetët aktualë, ish-kandidatët për zgjedhjet e 11 Majit dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kjo reformë do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e domosdoshme për rivendosjen e rendit urban dhe përdorimit të ligjshëm të territorit.
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aksioni do të vijojë me vendosmëri dhe pa kompromis!
Reforma do të shtrihet në dy faza kryesore. Faza e parë do të përfshijë nxjerrjen e një sërë aktesh normative për të vendosur rregulla të reja dhe për të adresuar boshllëqet ekzistuese në administrimin e territorit. Ndërsa në fazën e dytë, do të ndërhyhet në kuadrin ligjor, përfshirë ndryshimet në ligjin për ndërtimet.
View this post on Instagram
Sipas Kryeministrit, qëllimi është vendosja e një standardi të ri për zhvillimin urban dhe përdorimin e hapësirave publike, duke eliminuar abuzimet dhe duke forcuar shtetin ligjor në territor.
“Për të mos u zgjatur me këtë pjesë dua vetëm t’ju informoj, sepse kemi një agjendë të ngjeshur, pasi kemi disa grupe pune. Është në radhë të parë ky grupi i madh i të gjithë deputetëve që janë rikthyer në territor dhe janë në komunikim me komunitetet dhe qytetarët. Përveç kësaj skuadre janë edhe disa të tjera dhe disa grupe pune: një grup që drejtohet nga Zëvendëskryeministrja në lidhje me analizën e shërbimeve në bashkinë e Tiranës, një grup që koordinohet nga Ministria e Financave lidhur me analizën e financave dhe një grup që koordinohet nga drejtuesja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe drejtuesen e Agjencisë së Planifikimit Urban dhe nën drejtimin e Persidës që përfshin rreth 60 arkitektë lokalë dhe një numër të konsiderueshëm të huaj të cilat kanë filluar të punojnë për modelet e ndërhyrjeve të këtyre lagjeve dhe zonave ku njerëzit kanë nevojë për hapësirë. Nuk mjafton vetëm lirimi dhe pastrimi, por duhen edhe disa ndërhyrje të tjera që do të bëhen në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës”, tha Rama.
“Do ketë penalitete të rënda”, Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: U bëj thirrje të …