Paralajmërimi i dytë i presidentit Francez për vizat! Osmani: Gabim në përkthim


Presidenti i Francës, Emanuel Macron, u pyet për një qëndrim të tijin ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç, e po aq i qartë ishte në atë që tha në Tiranë ndaj udhëheqësve të Kosovës, megjithë tymnajën pas deklaratës së tij dhe zbutjes se ishte kërcënim dhe jo pezullim. Si një nga autorët e planit të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se sa penalizimi i mundshëm për mos liberalizmin e vizave Macron, thotë që Franca ka konstatur se Kosova nuk po i mban premtimet në lidhje me situatën në veri, për depërshkallëzimin e situatës atje, riorganizimin e zgjedhjeve, krijimin e institucioneve të reja, dhe pranimin e Asociacionit.

Macron, bëri përgjegjës për mosmbajtjen e fjalës jo vetëm Kurtin, por edhe Osmanin të cilën ai e ka takuar personalisht.
“Besoj që tashmë është sqaruar. Ka pasur një lloj dallimi në përkthim, në fakt ky proces nuk është pezulluar, sepse ligjërisht as nuk mund të pezullohet nga një shtet”, thotë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.