Paralajmërim global nga SHBA/ Ambasada në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Udhëtarët amerikanë në rrezik të shtuar…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një paralajmërim të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke njoftuar se përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Iranit ka rritur rrezikun për udhëtarët amerikanë.
DASH këshillon të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë vendit të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të mundësisë së protestave dhe kërcënimeve ndaj interesave amerikane, si dhe për shkak të ndërprerjeve të udhëtimeve dhe mbylljes së hapësirave ajrore në Lindjen e Mesme.
Njoftimi i ambasades:
🇦🇱 Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.
Njoftimi i plotë:
https://www.state.gov/releases/office-of-the-spokesperson/2025/06/worldwide-caution/