Para në këmbim të votës/ Të shtënat me armë në Peshkopi, polici …

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshatin Pilafe në Peshkopi.

Sipas policisë mësohet se kandidatët e PD, Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi kanë konstatuar një akt korruptiv në lidhje me votat. Ata kanë bllokuar makinëne kandidatit të PS  me pretendimin se ky i fundit po shpërndante lekë për vota, për pasojë është bllokuar edhe qarkullimi rrugor.

Ndërkaq Partia Demokratike në Dibër pretendon se ka filmuar babain e kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, në një akt të dyshuar të blerjes së votave.

Sipas PD-së, gjatë momentit të incidentit është krijuar një situatë tensioni dhe janë shënuar edhe të shtëna me armë zjarri pasi babai i kandidatit të PS që është polic është larguar me vrap dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër . Bëhet fjalë për shtetasin Esat Gjura i cili është ndaluar.

Tensionet janë shoqëruar edhe dëme materiale pasi është thyer  edhe një makinë, siç shihet edhe në foton që Replikë ka siguruar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.