“Paqe”, Trump thirrje Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi, mos e shkelni!
Pasi njoftoi mbrëmë zyrtarisht vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpërndarë një mesazh pak minuta më parë ku deklaroi se armëpushimi është në fuqi dhe bëri thirrje që mos të shkelet.
Trump deklaroi:
“Armëpushimi është në fuqi. Ju lutem, mos e shkelni! – Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara!”
Sipas tij, të dy vendet – Izraeli dhe Irani – iu drejtuan atij pothuajse njëkohësisht me mesazhin: “PAQE!”.
“Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë,” – shkroi ai, duke shtuar se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shumë për të fituar nga paqja dhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe së vërtetës.