Papa Leoni XIV nis zyrtarisht papninë, thirrje për unitet dhe dashuri në fjalën e parë para besimtarëve
Në sheshin e Shën Pjetrit po mbahet ceremonia e përurimit të Papa Leonit XIV, i cili sot nis zyrtarisht papninë e tij.
Në fjalën e tij të parë para besimtarëve, Papa Leoni XIV u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut, duke kujtuar bekimet e tij të fundit në Ditën e Pashkës.
“Vi para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin,” tha Papa Leoni.
Ai theksoi se Kisha duhet të jetë një komunitet që hap krahët për botën dhe bazohet në dashuri, duke bërë thirrje për një Kishë misionare dhe të bashkuar.