Papa Leoni XIV merr zyrtarisht detyrën, ceremonia e përurimit në Sheshin e Shën Pjetrit

Në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, në Sheshin e Shën Pjetrit, do të mbahet ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV, i cili do të kryesojë meshën për fillimin e papnisë së tij. Prefektura e Shtëpisë Papnore ka publikuar axhendën e Atit të Shenjtë për muajin maj, që përfshin disa takime dhe ngjarje të rëndësishme.

Papa Leoni XIV do të thotë lutjen mariane “Regina Caeli” nga Lozha Qendrore e Bazilikës, ndërsa të martën, më 20 maj, do të marrë në zotërim Bazilikën Papnore të Shën Palit Jashtë Mureve. Një ditë më pas, më 21 maj, do të zhvillohet audienca e parë e përgjithshme e së mërkurës.

Takimet do të vijojnë më 24 maj, kur Papa do të takohet me Kurien Romake dhe punonjësit e Shtet-Qytetit të Vatikanit. Ndërsa më 25 maj, Ati i Shenjtë do të mbajë lutjen “Regina Caeli” dhe më pas do të marrë në zotërim Bazilikat Papnore të Shën Gjonit në Lateran dhe të Shën Marisë së Madhe.