Papa Leoni XIV letër falenderuese Kryepeshkopit Joan: Ju lutem, më mbështesni me lutjet tuaja!
Papa Leoni XIV i ka dërguar një letër falënderuese Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Fortlumturisë së tij Joanit, për praninë dhe afërsinë vëllazërore gjatë Liturgjisë solemne të fronëzimit të Papës më 18 maj në Vatikan.
Në mesazhin e tij, Papa shpreh mirënjohje të thellë dhe thekson nevojën për bashkëpunim e pajtim mes kishave në një botë të ndarë.
Letër e Papës Leon XIV drejtuar Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit:
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë
Si një bashkëshërbëtor në vreshtin e Zotit, ju kërkoj me dashamirësi të vazhdoni të më mbështesni përmes lutjeve tuaja, që Perëndia i Plotfuqishëm të më forcojë t’i shërbej atij dhe popullit të tij të shenjtë. Ndërsa dëgjojmë së bashku se çfarë i thotë Shpirti i Shenjtë kishave (Zbulesa 2:7), le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të nxitur unitetin ndërmjet të gjithë të krishterëve, duke iu bindur vullnetit të Zotit Jisu ( Jn. 17:21), dhe të punojmë së bashku në mënyrë më të frytshme për pajtim dhe harmoni në botën tonë të përçarë.
Me këto ndjenja, vëlla i dashur, ju përqafoj ngrohtësisht me gëzimin dhe paqen e Krishtit, Shpëtimtarit tonë.
Vatikan, 17 qershor 2025