Papa Leo XIV propozon Vatikanin për negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, Selia e Shenjtë ofron takim të drejtpërdrejtë

Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend të përshtatshëm për zhvillimin e bisedimeve të reja për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, pas dështimit të raundit të fundit të diskutimeve në Stamboll. Sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, e cilësoi situatën si “tragjike” gjatë një fjalimi në një aktivitet të organizuar nga Kisha Katolike Greke Ukrainase në Romë.

“Është e gjitha tragjike sepse shpresonim që një proces do të fillonte, ndoshta ngadalë, por me një zgjidhje paqësore të konfliktit. Në vend të kësaj, jemi kthyer në pikën fillestare,” tha Parolin.

Ai theksoi se Vatikani mbetet i gatshëm të ofrojë Selinë e Shenjtë si një hapësirë neutrale për një takim të drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të dy vendeve, me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.