Papa Françesku vazhdon të jetë në gjendje kritike

Gjendja shëndetësore e Papa Françesku vijon të jetë kritike sipas deklaratës së fundit nga Vatikani.

“Gjendja e Atit të Shenjtë mbeten kritike; megjithatë, që nga mbrëmja e djeshme ai nuk ka paraqitur më kriza respiratore. Dy njësitë e qelizave të kuqe të gjakut i ka kryer me përfitim dhe me kthim të vlerës së hemoglobinës. Trombocitopenia është e qëndrueshme; megjithatë, disa analiza gjaku tregojnë një insuficiencë renale fillestare, të lehtë, aktualisht nën kontroll.

Terapia me oksigjen vazhdon me rrjedhje të larta nëpër kanulat e hundës. Ati i Shenjtë vazhdon të jetë vigjilent dhe i orientuar mirë”. “Kompleksiteti i pamjes klinike dhe pritja e nevojshme që terapitë farmakologjike të japin njëfarë konfirmimi, kërkojnë që prognoza të mbetet e rezervuar.

Gjatë paradites, në banesën e përgatitur në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli ka marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, ë bashku me ata që kujdesen për të gjatë këtyre ditëve të shtrimit në spital”. K