Papa Françesku nuk do t’u drejtohet besimtarëve nesër për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Papa qëndron në katin e dhjetë të poliklinikës Agostino Gemelli në Romë dhe siç ndodhi të dielën e kaluar dhe do ketë vetëm një tekst i shkruar me mesazhin e Françeskut.
Ky vendim mesa duket është për faktin se Papa duhet të shmangë ekspozimin ndaj të ftohtit, i cili mund të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore. Ditët e fundit është aluduar mundësia që Papa Bergoglio të përshëndesë, qoftë edhe pas xhamit të dhomës së tij, besimtarët që luten për shërimin e tij.
Megjithatë, në fund mbizotëroi mendimi i ekipit të tij mjekësor, i cili beson se prioritet absolut në këtë fazë është që ai të kapërcejë pneumoninë e dyfishtë me të cilën është diagnostikuar.
Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi se Françesku kaloi një natë të qetë.