Panik te Skënderbeu, përplaset autobuzi i volejbollit të femrave
Aksident në zbritje të Qafë Thanës në afërsi të “Ujit të ftohtë” ku janë përshirë dy mjete të vogla e një minibus ku udhëtonin volejbollistet e ekipit të Skënderbeut.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë përplasjen e trefishte të mjeteve.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduara lehtë drejtues mjetesh. Ndërkohë që janë tronditur shumë volejbollistet korçare të cilat po udhëtonin drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e dytë finale të kampionatit kombeysr të volejbollit të femrave.
Policia e vendin ngjarjes ka pyetur drejtuesit e mjeteve për të mësuar më shumë për këtë aksident që për fatin e mirë nuk ka patur pasoja të rënda.
Në një situatë si kjo mësohet se drejtuesit e shumesporteve korçare I kanë kërkuar federatës shqiptare të volejbollit shtyrjen e ndeshjes së dytë finale në një datë tjetër.