Panik për familjen mbretërore! Hajdutët hyjnë në Kështjellën Windsor ndërsa William, Kate dhe fëmijët e tyre ishin duke fjetur
Dy persona kanë arritur të kalojnë portën e sigurisë në territorin e Kështjellës Windsor në Britaninë e Madhe për të vjedhur, ndërsa Princi dhe Princesha e Uellsit, Kate dhe Willaim, bashkë me fëmijët e tyre po flinin në shtëpinë e tyre.
Sipas “Independent”, dy burra u ngjitën në një gardh natën dhe përdorën një kamion të vjedhur për të thyer portën e oborrit mbretëror dhe për të vjedhur automjetet e fermës.
Burrat dyshohet se u arratisën me një kamion ferme dhe një biçikletë me katër rrota që ishin ruajtur në një hambar. Vjedhja mësohet se ka ndodhur më 13 tetor, por lajmi është bërë sot publik.
Porta e shkatërruar është disa minuta larg nga vila dhe familja mbretërore shihet rregullisht duke e përdorur atë, pasi është dalja më e afërt në shtëpinë e tyre.