Panik në Vlorë, shpërthimi i tre bombolave djeg apartamentin

Një zjarr në një apartament në lagjen “Pavarsia” ka rrëzikuar banorët pasi tre bombula gazi kanë rrjedhur duke krijuar një situatë të rëndë për banorët por dhe për vetë zjarrfikësit.

Në katin e tretë të pallatit ku për fat të mirë nuk ka pasur banorë tre bombula gazi kanë rrjedhur dhe dy nga ato kanë shpërthyer duke bërë që flakët të djegin një dhomë të apartamentit. Tymi por e flaka kanë shqetësuar edhe fqinjët.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve por dhe forca të shumta të policisë të cilët larguan banorët bënë që zjarri të shuhet dhe mos të kishte dëmtime te banorët, ndërkohë dëmet materiale ishin të shumta. Policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e apartamentit.