Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person ka tentuar të dëmtojë veten duke i vënë flakën trupit të tij. Ngjarja ndodhi më datë 08.02.2025, rreth orës 19:05, tek Pallati me Shigjeta, në afërsi të një karburanti.
Shtetasi I. Q., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka përdorur lëndë djegëse për të realizuar aktin e tij tragjik. Shërbimet e Policisë reaguan menjëherë dhe neutralizuan përhapjen e flakëve në trupin e tij.
I. Q. u transportua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar djegie në fytyrë. Aktualisht, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij akti të rëndë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ