Panik në rrugët e Dublinit! Katër të plagosur nga sulmi me thikë, autori arrestohet

Një sulm me thikë ka shkaktuar panik dhe kaos këtë të diel në rrugët e Dublinit, ku një person sulmoi kalimtarët e rastësishëm, duke plagosur katër prej tyre.

Mediat vendase raportojnë se autori i dyshuar u arrestua nga policia irlandeze pas sulmit. Autoritetet e kanë cilësuar ngjarjen si një “incident të rëndë” dhe po hetojnë për zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

Gjendja e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe motivin e autorit.