Panik në protestën e Rithemelimit/ Molotovi rrezikon jetën e gazetarëve dhe operatorëve
Teksa Rithemelimi po proteston sërish para Bashkisë së Tiranës protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të godinës së bashkisë, por njëri prej mjeteve shpërthyese ka plasur shumë afër gazetarëve dhe operatorëve duke rrezikuar jetën e tyre.
Në momentin e shpërthimit ata janë larguar me shpejtësi duke u shpëtuar lëndimeve, ndërsa njëri prej policëve ka fikur flakët.
Veç molotovit, protestuesit kanë qëlluar me vezë në drejtim të dritareve të bashkisë. Për të ruajtur rendin e protestës, dhjetëra forca policore janë në gatishmëri.
Kjo është e disata herë që një pjesë e opozitës proteston dhe kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.