Panik në Këln, evakuohet tregu i Krishtlindjeve pas gjetjes së një valixheje të dyshimtë! Policët habiten kur shohin brenda….
Tregu i Krishtlindjeve në Këln u evakuua mbrëmjen e djeshme pasi u gjet një valixhe e braktisur.
Ky është incidenti i dytë i tillë në qytet, pasi dje tregu në Rudolf Platz u evakuua për të njëjtën arsye.
Tregu në Rudolph Platz u mbyll 10 minuta herët dje kur policia urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të tij pasi u gjet një valixhe e braktisur.
Siç u konstatua nga forcat xheniere që shkuan me shpejtësi në vendngjarje, në valixhe janë gjetur 5-10 kilogramë rërë.
Hetimet për gjetjen e pronarit të valixhes kanë nisur.