Panik në bregdetin e jugut, 60-vjeçarja rrezikon mbytjen

Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Kanë qënë pushuesit ata që kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det.

Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes.

Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor dhe ndërhyrjes së pushuesve, është shmangur një tjetër tragjedi në plazhet e jugut.