Një avion pasagjerësh në aeroportin Gimhae të Koresë së Jugut shpërtheu në flakë pas një incidenti që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar panik dhe kaos mes pasagjerëve dhe ekuipazhit. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 (ora lokale), pak para se avioni me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej drejt destinacionit të tij, Hong Kong.
Pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Të gjithë pasagjerët janë evakuuar me siguri dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan zjarrin.
Avioni kishte planifikuar të nisej nga zona e Busanit për një fluturim ndërkombëtar, dhe deri më tani, hetimet janë në zhvillim.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ