Panairi i punës për emigrantët në Athinë, Rama: Kompanitë shqiptare do lidhen me bashkatdhetarët
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar organizimin e një Panairi të Punës më 2 mars në Athinë, i cili synon të krijojë lidhje mes kompanive shqiptare dhe emigrantëve që jetojnë në Greqi.
Në rubrikën “Sy m’sy”, Rama tha se panairi do të ofrojë mundësi punësimi në fusha si ndërtimi, turizmi dhe inovacioni. “Kemi një panair të madh në Athinë me 2 mars, ku synojmë të vëmë në kontakt të drejtpërdrejtë shumë kompani shqiptare me bashkatdhetarët tanë”, u shpreh ai.
Përveç mundësive të punësimit në vend, emigrantët do të kenë akses në një platformë online ku mund të shohin ofertat e punës dhe të lidhen me punëdhënësit për kontrata sezonale apo afatgjata.
Ky panair vjen si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet mes tregut shqiptar të punës dhe emigrantëve që duan të rikthehen apo të punojnë përkohësisht në Shqipëri.
View this post on Instagram