Panairi i Librit “Tirana 2023” çel dyert e edicionit të 26-të

Sot Pallati i Kongreseve ka hapur dyert për panairin e 26-të të librit. Gjatë Panairit të Tiranës do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë!

Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor, ndërsa në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë futbollisti francez Lilian Thuram, përkthyesja e shquar italiane Ilide Carmignani, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, përkthyesja italiane Ilide Carmignani ejt.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me autorë dhe studiues.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

Check Also

Tym dhe kaos! Policia shkon në Parlament, Noka dhe Vokshi do të referohen në SPAK

Policia e ka konsideruar vendngjarje atë që ndodhi me flakadantët që u hodhën në sallën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *