Pamjet se si nisi sherri në qershor në Velipojë… Dje u vranë dy të rinj!

Vrasja e dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në Velipojë e kishte zanafillën e konfliktit që në muajin qershor, kur Ersild Ishmi dhe kuzhinieri i restorantit të autorëve ishin përleshur me njëri-tjetrin.

Në këtë konflikt ishin përfshirë edhe pronarët, vëllezërit Frroku, që mbrëmjen e djeshme vranë me armë zjarri dy të rinj, Ersild Ishmin 33 vjeç dhe kunatin e tij Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Më 28 qershor, Ersild Ishmi, bashkë me një kushëririn e tij janë konfliktuar me kuzhinierin dhe 33-vjeçari kishte nxjerrë edhe armën (videoja që JOQ ka postuar më 2 Korrik 2024). Pas këtij konflikti, policia arrestoi Ishmin, por gjykata e liroi, duke e lënë në arrest shtëpie.

Mbrëmjen e djeshme, Ersildi, bashkë me kunatin e tij(që nuk kishte lidhje me konfliktin) ishin në Velipojë dhe aty u qëlluan me armë nga dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Dy të rinjtë humbën jetën sapo hynë në sallën e operacionit. Ishmi kishte marrë tre plumba në trup ndërsa Arsid Hoxha dy plumba, një në bark dhe një në gjoks. Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy punonjës të hotelit dhe restorantit në pronësi të dy vëllezërve Frroku.

BURIMI: JETA OSH QEJF