Pamjet/ “Jam përdorues droge…!”- Tentoi të grabiste dhe dhunoi me çekiç një grua, dënohet me burg shqiptari në Greqi

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 5 vjet e 10 muaj burg në Greqi, pasi tentoi të grabiste dhe dhunoi një punonjëse karburanti me çekiç. Ngjarja shokoi banorët e zonës së Agioi Anargyri, kur mëngjesin e datës 20 shkurt 2024, autori hyri në dyqan dhe sulmoi gruan, duke e goditur me çekiç në shpinë, bark dhe kokë, ndërsa e kërcënoi për jetën duke i kërkuar paratë. Pas sulmit, ai arriti të rrëmbejë një çantë me 680 euro, por u kap nga policia gjatë përpjekjes për t’u arratisur.

Autori e ka justifikuar veprimin duke deklaruar se ishte nën efektin e drogës dhe nuk mban mend ngjarjen. Ai u gjykua dhe dënuar për grabitje dhe dhunë të rëndë. Ndërkohë, gruaja e sulmuar shpëtoi për mrekulli, duke pësuar lëndime të shumta, por pa pasur rrezik për jetën.