I shtrirë, gjysmë i pavetëdijshëm në një shtrat spitali në Khan Younis në Gazën jugore, krijon një imazh tepër të rëndë dhe të vështirë për ta parë. Krahët dhe këmbët e tij si fije shkrepëse, nyjet e gjurit të fryrë, gjoksi i tij ngrihet me lëkurë të shtrirë fort mbi kafazin e kraharorit.
“Djali im ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore më parë, ai ishte normal,” thotë nëna e tij Ghanima Jumaa.
Por kur ai filloi kequshqehej dhe nga dehidratimi, ai u bë ashtu siç e shihni tani. Nuk ka ujë të ambalazhuar. Fëmijët ecin një distancë të gjatë, kur marrin ujë, ai na arrin i kontaminuar”, thotë Ghanima.
Përgjatë korridorit në spitalin Nasser shtrihet Tala Ibrahim Muhammad al-Jalat pesë vjeç. Ajo nuk lëviz më dhe sytë e saj qëndrojnë në një vend. Edhe Tala është shumë e dehidratuar dhe e kequshqyer. Pranë shtratit të saj, babai i saj Ibrahim Muhmed al-Xhelat i mban dorën, duke u kujdesur që të mos e shqetësojë serumi në kyçin e dorës së saj. Ai e di se moti përvëlues me temperatura afër 40 gradë dhe mungesën e ujit të pastër e kanë sjellë pranë vdekjes vajzën e tij.
“Situata po përkeqësohet”, thotë ai. “Temperatura në çadrën tonë është e paimagjinueshme dhe uji që pimë është padyshim i kontaminuar, sepse të rinjtë dhe të moshuarit po sëmuren.”
Me shtëpitë e tyre të shkatërruara, qindra mijëra gazanë tani janë të zhvendosur, duke jetuar nën kanavacë në kampe të improvizuara, me pak mbrojtje nga dielli përvëlues. Marrja e ujit, pavarësisht nëse është i pastër apo jo, është një luftë e përditshme. Në qendrat e shpërndarjes formohen radhë të gjata. Me sistemin e kanalizimit shumë të dëmtuar dhe me pak tualete, uji ndotet lehtësisht.
“Nuk është sekret se shkaku më i madh i infeksioneve të zorrëve që ndodhin aktualisht në Rripin e Gazës është ndotja e ujit që u furnizohet këtyre fëmijëve”, thotë Dr Ahmed al-Fari, kreu i departamenteve të fëmijëve në Spitalin Nasser.
“Problemi i parë janë infeksionet e zorrëve me të vjella dhe diarre, të cilat shkaktojnë dehidrim,” thotë ai.
“Problemi i dytë është hepatiti C ose A, të cilët nuk janë më pak të rrezikshëm se infeksionet e zorrëve.”
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se 67% e sistemit të ujit dhe kanalizimeve të Gazës, tani është shkatërruar.
“Ne kemi nevojë për një përpjekje të jashtëzakonshme ndërkombëtare për të rivendosur rrjetet e ujit dhe kanalizimit,” thotë Salaam Sharab, i cili është një inxhinier uji në komunën Khan Younis.
“Ne në Khan Younis kemi humbur midis 170 dhe 200 km tubacione, të cilat janë shkatërruar plotësisht, së bashku me puset dhe rezervuarët e ujit.”