Pamje të rënda/ Vajza pajetë në tokë… Replika publikon videon e aksidentit të rëndë tek TEG
Replika.al sjell pamjet e aksidentit të ndodhur tek vendi i quajtur rrethrrotullimi i TEG, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.
Në videon e siguruar pamjet janë shumë të rënda. Duket trupi i një prej të rejave të pajeta. Ndërsa ekipet janë duke u munduar të nxjerrin dy trupat e tjerë nga automjeti i bërë copë.
Për të parë videon e plotë klikoni në fillim të tekstit.
Për shkak të përmbajtjes së kësaj videoje, zgjodhëm ta publikonim në këtë formë.
2 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar pak ditë më parë në Tiranë, në mbikalimin e TEG.
Një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” nga mbikalimi, ka “kapërcyer” korsitë dhe ka rënë mbi kofanon e një automjeti tjetër në autostradë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.