Pamje të rënda/ Momenti kur motrat Berisha hyjnë në lokal dhe dhunojnë barbarisht Klea Prengën

Janë publikuar pamjet kur motrat Antonela dhe Mariela Berisha hyjnë në lokalin ku po darkonte Klea Prengaj me shoqet e saj dhe e godasin me një shishe qelqi.

Pas këtij momenti Klea Prenga dhe motrat Berisha konfliktohen me njëra-tjetrën ku duket qartazi edhe në video, ndërsa disa prej personave të pranishëm në lokal vrapojnë për ti ndarë, ndërsa ajo që duket më e çuditshme në këtë rast është se shoqet e tavolinës nuk lëviyin fare kur ndodh edhe sherri mes tre vajzave.

Në një postim të saj në Instagram ajo akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berishaj, se janë autore të dhunës fizike të saj duke i thyer një shishe në fytyrë.

Shak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.