Pamje mahnitëse nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës, Rama: 2024-ta ‘Viti i Pyjeve’
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga pyjet në luginën e Gashit dhe Rajcës, të cilat janë pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO.
Krahas videos, Rama shkruan se këto pyje janë një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore. Ndërsa shton se viti 2024 është shpallur ‘Viti i Pyjeve’.
“Mirëmëngjesi dhe me peizazhet plot oksigjen të pyjeve të vjetra të ahut në luginën e Gashit dhe në Rrajcë, pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, si një frymëzim për të krijuar pasuri të tjera të rralla pyjore në Vitin e Pyjeve siç e kemi shpallur 2024, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.