Pamje brenda biznesit ku shpërtheu tritoli në Fresk, autori lëvizi me biçikletë.Ja pistat që po heton policia

Detaje te reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me tritol në një fasoneri, në pronësi të një biznesmeni italian në Tiranë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Burime për Replika.al bëjnë me dije se autori i ngjarjes, është afruar me biçikletë, vendosi lëndën plasëse dhe më pas u largua.

Biznesmeni italian deklaroi në polici se dyshon se shkak për shpërthimin mund të jetë konkurrenca, nderkohe sipas burimeve pista kryesore që po hetohet, është ajo e një kërcënimi të mundshëm.