Pamela Anderson flet për pasiguritë gjatë rinisë
Pamela Anderson është një fenomen botëror e cila u bë e njohur me pozat e saj të nxehta për revistën Playboy. Por para se 55-vjecare të fitonte famë ajo tregon se në fillim i mungonte besimi tek vetja.
“E urreja mënyrën si dukesha, urreja gjithçka. Isha shumë e turpshme dhe gjithmonë mendoja se të gjithë ishin të bukur dhe më mungonte vetëbesimi.”-shprehet ajo.
Por gjithcka ndryshoi kur bukuroshja u bë modelja e revistës Playboy për herë të parë në 1989.Ndër të tjera modelja ka folur edhe për procesin e plakjes ku është shprehur se preferon procesin natyral të plakjes në vend të ndërhyrjeve estetike.
“Dua të shoh se çfarë do të ndodhë.Po e pranoj veten shumë më tepër këto kohë dhe ndihem shumë mirë.” –vijon më tej ajo.
Anderon ka qënë në qëndër të vëmendjes së mediave të huaja kohët e fundit. Ajo së fundmi publikoi dokumentarn e saj në Netflix të titulluar , “Love, Pamela”, i cili tregon gjithçka për jetën private nisur nga romanca e me ish-bashkëshorti Tommy Lee deri tek fundi i martesës së tyre.