Pakti PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilirjan Celibashi zbardh detajet: Tejkalon ngërçin!
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka zbuluar detaje nga dakordësimi mes partive politike PS dhe PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, lidhur me votën e diasporës, që do t’i paraqiten sot Kuvendit të Shqipërisë.
Celibashi tha se deri tani janë paraqitur 42,055 kërkesa për regjistrim, dhe janë shqyrtuar 28,462, duke regjistruar 18,000 zgjedhës. Ai njoftoi se do t’i dorëzohet Kuvendit një propozim për ndryshime teknike, që përfshijnë dhënien e të drejtës për KQZ për të menaxhuar shërbimin e dërgimit të fletëve të votimit dhe kostot përkatëse. Po ashtu, do të rishikohen afatet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve për të lejuar një periudhë shtesë prej 10 ditësh.
Pas konsultimeve me përfaqësuesit e dy partive kryesore, PS dhe PD, Celibashi propozoi ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të përfshijnë partitë politike në procesin e vlerësimit dhe numërimit të fletëve të votimit, për të siguruar besimin në procesin zgjedhor dhe për të tejkaluar ngërçin e mundshëm.