Teksa fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit po hyn në javën e fundit kandidatët për kryetar bashkie të forcave politike që garojnë në vend vijojnë takimet me qytetarët.
Një gjë e pazakontë por e këndshme ka ndodhur ditën e sotme në bashkinë e Matitit. Kandidati i Partisë Socialiste, që njëkohësisht mban edhe postin e kryetarit, Agron Malaj ka shtrënguar duart me kandidatin rival të Partisë Demokratike Skënder Gjuci. Kjo tregon se gara për Bashkinë e Matit po zhvillohet tepër e qetë dhe qytetare.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ