Pak para nisjes së samitit për Ukrainën, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak nisjes së samitit të Ukrainës, që po mbahet në Tiranë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama thekson se sot Tirana mikpret liderin e rezistencës heroike ukrainase.

“MIRËMËNGJES 🌻
dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.