Pak para mbërritjes së Salianjit në Polici/ Merren masa shtesë, FNSH dhe Shqiponjat “blindojnë” Drejtorinë e Tiranës

Pak para mbërritjes së Salianjit në Polici janë marrë masa shtesë, FNSH dhe Shqiponjat “blindojnë” drejtorinë e Tiranës.

Pritet që në orën 17:00, deputeti demokrat Ervin Salianji të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të përcaktojë ditën e shtunë IEVP ku Salianji do të vuajnë dënimin e dhënë nga Apeli.