Pak ditë pas zgjedhjes nga Parlamenti, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues në RTSH!


Aktori i njohur Ndriçim Xhepa, vetëm 1 muaj pas zgjedhjes nga parlamenti si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, ka dhënë dorëheqje.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivin që çoi aktorin e njohur të dorëhiqet, vetëm pak ditë pas zgjedhjes me shumicë votash në parlament.

Kujtojmë se me datë 22 mars 2024, Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.
Kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka ka shpallur vakancën për anëtarë në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.