Pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-gruan, dënohet me 2 vjet burg Alban Bengasi
- 9 May, 2024
TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi.
Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.
Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.Avokati Alban Bengasi u arrestua në shtator të 2023 në Rinas teksa kthehej nga Dubai.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ