Pagat për ushtarakët, Peleshi pas vendimit: Rritja do të jetë me 7 %

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dalë me një deklaratë në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave ku njofton se do të ketë rritje pagash për të gjithë ushtarët.

Peleshi tha se është miratuar rritja e pagës me 7 %, duke nisur nga ushtarët, deri tek gradat më të larta,.

Me propozim të kryeministrit sot në Këshillin e Ministrave është miratuar rritja e pagës 7% duke nisur nga sot për gjithë ushtarakët nga ushtari bazë deri te gradat më të larta. Rritja e pagave nuk është fenomen spontan por po bëhet i përvitshëm.

Çdo vit do kemi rritje pagash deri kur ushtarakët tanë të trajtohen në mënyrë dinjitoze. Sot që me studentët kadetë, nis pagesa me 55 mijë lekë të reja plus 10 mijë lekë trajtimi ushqimor. Më pas sipas gradave rritet paga, niveli mesatar i pagave sot me këtë vendim ka arritur në 870 mijë lekë”, tha Peleshi.