Pagat në lekë, por kursimet në euro/BSH: Në janar depozitat në monedhën evropiane u rritën me 96 milionë euro

Depozitat në euro janë shtuar si nga bizneset ashtu edhe nga individët. Kjo tendencë reflekton edhe prurjet e mëdha të eurove në tregun valuator. Gjithashtu ky tregues është edhe një shenjë që flukset e monedhës europiane po kalojnë më së tepërmi nëpërmjet kanaleve zyrtare. Gjatë janarit euro ka qëndruar midis nivelit të 103-104 lekëve.

Tendencë në rritje  kanë pasur gjatë janarit edhe depozitat në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, totali i kursimeve në lekë arriti në 593 miliardë lekë, me rreth 14 miliardë lekë më shumë.

Edhe në këtë segment shtesa e kursimeve në bankat e nivelit të dytë kanë ardhur  në nivelin më  të konsiderueshëm nga bizneset  por nuk mbeten pas edhe qytetarët.

DEPOZITAT NË EURO: 

  • Janar 2024  7.4 miliardë euro
  • Janar 2023    6.3 miliardë euro