Paga minimale 500 euro, Rama: Vendimi merret në qershor, hyn në fuqi në janar 2026
- 27 March, 2025
Kryeministri Edi Rama ka premtuar se në qershor qeveria do të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale në 500 euro, ndërsa ky vendim do të hyjë në fuqi nga janari 2026.
“Pagën minimale e kishim 157 euro, tani e kemi 400 euro. Me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026,” deklaroi Rama.
Ai shtoi se paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 830 euro, ndërsa në sektorin publik është 1000 euro. Sipas kryeministrit, shumica e kompanive private kanë tashmë një pagë minimale më të lartë se ajo zyrtare.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ