Padia për shpifje, ish drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj: Gazmend Bardhi të dënohet për këtë vepër penale
Çelet seanca në Gjykatën e Posaçme antikorrupsion ndaj deputetit demokrat Gazmend Bardhi, i cili është paditur nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”
Në seancë është i pranishëm Edmond Sulaj, ndërkohë mungon kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi. Ai përfaqësohet në këtë proces nga dy avokatët Marash Logu dhe Ledio Braho.
Mbrojtja ligjore e Sulës u shpreh në seancë se ne datë 12.09.2024, Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij në interpelancë, në një moment të fjalimit duke iu referuar disa materialeve nga organi i SPAK, sipas tij, Edmond Sula është një person që është emëruar nga grupet e strukturuara kriminale dhe i shërben këtyre grupeve.
“Ky fjalim është transmetuar botërisht dhe u përhap ne shumë media të shkruara dhe vizive, u përhap në të gjitha vendin dhe jashtë vendit. Kjo përhrapje e këtij lajmi u realizua me dashje dhe kjo akuzë është e pa vërtetë dhe mbeshtetemi në prova. I akuzuari ka mohuar se njeh personalisht Edmond Sulaj dhe në deklaratë duket qe ai ka mbajtur një fjalim për kundërshtarët e tij. Ky material, apo fakt i përhapur nga Bardhi ka sjellë dëme ndaj Sulaj. Edmond Sulaj ka një karriere prej 28 vite, ku ka mbajtur funksione të ndryshme. E ka njollosur rëndë karrierën e Sulës, deklarata e bërë nga Gazmend Bardhi.
Dy vajzat e Sulaj pas deklaratës së Bardhit, kanë patur ofendime të shumta mes tyre në rrjetet sociale dhe në ambientet ku punojnë dhe studiojnë. Bisedat i përkasin periudhës 2019-2020, tre vite përpara se të emërohej në detyrë Edmond Sula. Në këto kushte, kërkojmë që Bardhi të dënohet për këtë vepër.”
Edmond Sula: Duke qenë se çështja për të cilën i është referuar Gazmend Bardhi, do doja të saktësoja që unë jam pyetur në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me këto fakte dhe do dal shumë shpejt se kush është Mondi i vërtetë që flitet në ato komunikime. Unë e kam deklaruar edhe në seancën e parë dhe jam emwruar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Jam krenar se çfarë kam bërë me stafin që është atje. Del qartë se çfarë ëahtë bërë per 1 vit e 1 muaj që unë kam qwndruar në Shkodër”.