Pa mjete sigurie! 47-vjeçari u ra nga lartësia, nisin hetimet tek “Nova Construction”, si u regjistruan punonjësit?

Një ditë pasi një punëtor, nga Bosnje Hercegovina ndërroi jetë në kantierin e ndërtimit në mes të Tiranës, që po kryen “Nova Construction” , mësohet se ka nisur një hetim i thelluar, nga ana e autoriteteve për këtë kompani ndërtimi.

Në sitë po merren të gjitha dokumentacionet se si është punësuar i ndjeri me origjinë boshnjake, por edhe të gjithë punëtorët e tjerë që janë në kantierin e kullës në Bllok në rrugën “Brigada VIII”. Përvec hetimit që ka nisur për dokumentacionin e të punësuarëve, nga hetimi që ëshë kryer nga policia, rezulton se viktimës nuk i janë dhënë pajisjet e duhura për tu mbrojtur në punë dhe poshtë pallatit është gjetur pa kaskat mbrojtëse.

Nova Construction 2012 ku Ilir Shtufi rezulton pronar me 91% të aksioneve dhe Kujtim Shtufi me 9%, rezulton se do ndërtojë edhe kullën më të madhe në kryeqyte “Mali I Tiranës”.